Zbardhet dëshmia e babait që plagosi djalin me thikë në Maliq: Rrinte me telefon, nuk shkonte në shkollë

0

MALIQ- Është zbardhur dëshmia e babait që plagosi djalin e tij 15-vjeçar në Maliq, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme.

Burime nga unifromat blu kanë njoftuar se Shpëtim Çuka ka deklaruar se konflikti me djalin e tij erdhi pasi ai nuk e dëgjonte dhe nuk donte të shkonte në shkollë.

“Me djalin u konfliktova se nuk donte të shkonte në shkollë, unë i thoja ik se vajti ora, ai rrinte në telefon. Ishim duke u grindur sepse nuk po më dëgjonte, nuk donte të shkonte në shkollë. I thashë disa herë dhe më pas kisha një biçak në dorë dhe e godita”, ka deklaruar ai.

Konflikti mes babë e bir që degradoi në përdorimin e thikës ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta në fshatin Vreshtas. 15 vjeçari është plagosur në brinjë dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu