Nga Ben Westcott, CNN
Gjatë krizës në ngushticën e Tajvanit në vitin 1958, Uashingtoni mori seriozisht në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore kundër Kinës. Të paktën kështu bëhet e ditur nga dokumente të publikuara së fundmi.
Dokumentet, të raportuara për herë të parë nga New York Times të shtunën e kaluar, zbulojnë shkallën e diskutimeve të Uashingtonit në lidhje me përdorimin e armëve bërthamore për të parandaluar një pushtim kinez të Tajvanit, përfshirë pranimin nga disa udhëheqës ushtarakë amerikanë të sulmeve të mundshme hakmarrëse bërthamore në bazat e SHBA-së.
Informacioni i ri u sigurua për Times nga Daniel Ellsberg, “rrëfyesi” i cili në 1971 zbuloi Dokumentet e Pentagonit që detajonin dy anët e medaljes së qeverisë amerikane në trajtimin e Luftës së Vietnamit, raporton abcnews.al
“Përdorimi nga ana e SHBA-së i armëve bërthamore nuk duhet të mendohet, përgatitet ose paralajmërohet, në asnjë rrethanë, përfshirë dhe mbrojtjen e Tajvanit,” tha Ellsberg në një postim në profilin e tij në Twitter dy ditë më parë.
Rrjedhja e informacioneve për çështjen e Tajvanit vjen nga pjesët e klasifikuara më parë të një raporti të vitit 1966 nga ‘think tank’- Rand Corporation – mbi krizën e ngushticave të Tajvanit më 1958, shkruar nga M. H. Halperin për Zyrën e asistent sekretarit të Mbrojtjes në atë kohë.
Pasi Partia Komuniste mori pushtetin në territorin e Kinës në 1949, pas një lufte të egër civile, qeveria nacionaliste u zhvendos në Tajvan. Por Pekini e shihte ishullin si pjesë të territorit të tij dhe të dy palët patën konflikte here pas here gjatë dekadave në vijim.
Mundësia më e madhe e një konflikti të armatosur mes SHBA-së dhe Kinës u shënua gjatë krizës së ngushticës së Tajvanit në 1958, kur Republika Popullore e Kinës gjuajti me artileri në ishujt periferikë të Taipeit. Uashingtoni u shqetësua se bombardimet mund të ishin pararendëse të një pushtimi të plotë,