Zbardhet ekspertiza për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se nga këqyrja e trupit ne morg ka rezultuar se biznesmeni është qëlluar me dy plumba, një në qafë e një ne gjoks.
Disa detaje dhe fakte që sipas grupit hetimor që ‘tradhtuan’ Ferdinand Rrushin, një prej personave që dyshohet të jetë autor i kësaj ngjarje, mik i viktimës.
Po ashtu mësohet se më pas ai ka telefonuar një prej personave që ndodhej në tavoline me Rrushin dhe kontaktoi me të.
Bëhet me dije se në orën 23:00 dyshohet se Rrushi ka marrë në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë. Por pas 15 minutash, këta dy persona kanë zbritur nga mjeti. Burimet nga grupi hetimor thanë se pas këtij momenti, Rrushi ka udhëtuar drejt Dajtit, dhe pas e ka vrarë mikun e tij e ka hedhur në greminë.
Në xhupin e viktimës janë gjetur shenja të dhunës dhe të plumbit. Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar ka zbritur nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit, ndërsa ka hedhur edhe telefonin e viktimës. Më pas ai është kthyer prapë në të njëjtën rrugë në orën 06.00.