Zbardhet plagosja e korçarit në Athinë, arrestohen dy shqiptarë (EMRAT)

0

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 33-vjecarit Jorgo Zeneli, i njohur edhe si Rafaelo Tona nga Morava e Korçës, ngjarje e ndodhur në 27 gusht në lagjen “Ampelokipo” të Athinës.

Nga të shtënat me armë, mbeti e plagosur edhe një 20-vjeçare greke.

Zeneli mori një plumb në shpatull, ndërsa grekja ishte kalimtare dhe mbeti e plagosur rastësisht.

Pas pesë muajsh hetime, policia greke ka vënë në pranga 35-vjeçarin shqiptar Arbi Shkurtaj si autor të dyshuar të ngjarjes. Sipas policisë, Shkurtaj ndodhej bashkë me Zenelin në një park të zonës, ku kanë debatuar me një tjetër person, për shkak të mosmarrëveshjeve ekonomike me një shokun e tij.

35-vjeçari ka nxjerrë një armë zjarri duke shtënë, e si pasojë ka mbetur i plagosur shoku i tij Jorgo Zeneli dhe një greke 20-vjecare, e cila ishte kalimtare e rastësishme. Arbi Shkurtaj ka dashur të qëllojë ndaj Eraldi Curës, 30 vjeç, por ka plagosur Jorgo Zenelin.

Pas identifikimit të autorit, policia nisi operacionin për kapjen e tij. Gjatë kontrollit të mjetit i janë gjetur dhe sekuestruar një përforcues metalik grushti dhe 2.2 gram marijuanë.

Në banesën e tij, ku qëndronte bashkë më një 30-vjeçar shqiptar, i quajtur Dorian Shkurtaj, janë gjetur dhe sekuestruar 40 kg marijuanë si dhe 13.235 euro. Në pranga u vu dhe shoku i tij, Dorian Shkurtaj.

Sic informon policia greke, dy të arrestuarit janë persona me precedentë të shumtë penalë.

Ndërkohë Jorgo Zeneli alias Rafaelo Tona, rezulton me precedentë si pjesë e një grupi kriminal që merrej me drogë dhe ndodhej në masën “detyrim paraqitje” në momentin e plagosjes, ndërkohë që më parë ka qenë dy herë i deportuar nga policia greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu