Njoftimi i SPAK:
Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, E.B më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit. Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.B. (alias A.A), në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, E.A. (alias A.A).
Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, E.A. (alias A.A), si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi E.K., ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Gjithashtu nga provat e administruara rezulton se shtetasi, A.L., në rolin e krijuesit, drejtuesit dhe organizatorit, ka krijuar një grup të strukturual kriminal, me synimin për kryerjen e veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve, ku pjesëtarë të këtij grupi të strukturuar kriminal janë shtetasit; V.M, (alias V.K); A.B, V.B dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar.





