“Zbehen” dilemat, Sali Berisha pret në zyrë kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike

0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha priti në zyrë Kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri, të cilit i uroi suksese në këtë përgjegjësi të re.

Në procesin e administruar nga FRPD, në garë ishin gjithsej 6 kandidatë, ndërsa morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi. Besart Xhaferri arriti të marrë shumicën, konkretisht 5256 vota.

Por kush është kreu i ri FRPD-së?

Besart Xhaferri ka lindur në Berat. Ai i ka kryer studimet universitare “Economics and Political Sciences”, në një nga shkollat më prestigjize në botë, “London School of Economics”.

Prej vitit 2017 z. Xhaferri ka mbajtur funksionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në FRPD. Prej 14 vitesh Xhaferri është sipërmarrës i suksesshem në fushën e arsimit. Detyrën e re si Kryetar i FRPD-së e sheh si qëllim për prurjen e eksperiencave më të mira ndërkombëtare të fituara nga organizatat partnere, në mënyrë që Forumi të arrijë nivelet më të larta intelektuale në shërbim të Partisë Demoratike dhe së djathtës konservatore.

Besarti është i martuar me Marigonën dhe ndihet i bekuar si baba i një vajze. Ai pret të bëhet baba për herë të dytë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu