Zbritën nga “Fordi” për të shpëtuar, uji vuri para çiftin në Itali, burri gjendet i vdekur

0

ITALI– Gjendet një nga personat e zhdukur në Siçili si pasojë e përmbytjeve.

Çifti i të moshuarve u shpallën të zhdukur pasi braktisën makinën tip “Ford” për shkak të motit të keq. Alarmi u dha nga një burrë i cili kishte ngecur në makinë për shkak se rruga ishte kthyer në një përrua të vërtetë prej sasisë së lartë të ujit dhe baltës.

Dëshmitari u kishte thënë zjarrfikësve se kishte vënë re një çift të moshuarish në Ford, të cilët pasi zbritën nga makina, u pushtuan nga furia e ujit . Gjatë kërkimeve është gjetur bashkëshorti 67-vjeçar i vdekur, kurse nga gruaja ende nuk ka asnjë shenjë.

Fundjava e kaluar ka qenë e tmerrshme për Sicilinë dhe Kalabrinë, të dyja të goditura nga erërat dhe stuhitë që kërkuan 580 ndërhyrje shpëtimi në 24 orët e fundit. Në Siçili, komunat më të prekura ishin ato në juglindje të Katanias: Scordia, Palagonia dhe Ramaça.

Konkretisht, Scordia u pushtua nga balta dhe mbeturinat, të cilat bllokuan disa rrugë lidhëse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu