Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në familjes Koreta në fshatin Mekat të Vlorës ku nipi fillimisht qëlloi por vdekje xhaxhain dhe më pas veten e tij.
Dyshohet se konflikti ka nisur para 10 vitesh, Genci Koreta së bashku me djalin e xhaxhait (viktimës) kanë jetuar dhe punuar në Greqi. Në një aksident në punë, djali i Jorgji Kretës ndërron jetë, ndërkohë që pranë tij gjendej Genci Koreta.
Ngjarja ndikoi psikologjikisht tek Genci, i cili vdekjen e kushëririt e kaloi në depresion duke u kthyer në fshat ku ka qenë në depresion.
Nga ana tjetër familja e xhaxhait, Jorgjit mbante pak raportet me familjen e të vëllait dhe nipin pasi kishte rezerva dhe shpesh për vdekjen e djalit akuzonte nipin Gencin.
Edhe banorët thonë se ngjarja e mbrëmshme mund të ketë nisur si pasojë e këtij konflikti të hershëm pasi Genci sipas dëshmive nuk e duronte dot kur përmendej kushëriri.
Këtë temë e kishte pikë të dobët thotë një i afërm. Xhaxhai dhe nisja e xhaxhait e bënin fajtor për vdekjen e të birit 10 vite më parë në Greqi.
Banorët thonë se Genci 39 vjecari, nuk ishte njeri konfliktual. Ishte i paqtë, por ndoshta nuk ka duruar.