Zbulohen votat për “Topin e Artë”: diferenca midis Dembélé dhe Yamal është e madhe…

0

FRANCE – Ousmane Dembélé ka fituar “Topin e Artë” 2025. Kjo është sipas të dhënave të publikuara nga ‘France Footaball’ mbi votat e marra nga futbollistët në “Top 10” më të mirët, disa ditë pas ceremonisë ku sulmuesi francez i PSG-së triumfoi.

Nuno Mendes mbyll dhjetëshen e parë në vendin e dhjetë me 171 vota. Gianluigi Donnarumma e tejkalon ish-shokun e tij të skuadrës në PSG me vetëm një votë diferencë, duke u renditur i nënti me 172 vota. Para tij është Cole Palmer (211 vota), Kylian Mbappé (378 vota), Achraf Hakimi (484 vota) dhe Raphinha në vendin e pestë me 620 vota.

Salah përfundoi i katërti me 657 vota, menjëherë pas vendit të tretë të Vitinhas me 703 vota. Lamine Yamal përfundoi i dyti me 1.059 vota, mes polemikave nga babai i tij. Diferenca midis atij dhe Dembélé është e qartë, duke konfirmuar fitoren absolute të francezit: ai mori 1.380 vota, 321 pikë përpara spanjolit të ri.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm, i treti më i madh në dekadë midis vendit të parë dhe të dytë në “Ballon d’Or”, pasi diferenca e vitit të kaluar midis Rodrit dhe Vinicius ishte vetëm 41 pikë.