Zbulohet arsyeja përse Antonio Conte u largua nga Interi pasi fitoi kampionatin

0

Interi me Simone Inzaghin po bën shumë mirë, të paktën në Serinë A duke menduar që janë larguar 2 lojtarë të rëndësishëm si Lukaku e Hakimi dhe veç asaj humbjeje në Champions, duket se gjërat po shkojnë mirë.

Po ta mendosh që 2 muaj më parë, te zikaltërit mendonin më të keqen pas largimit të Contes, nga frika e shpërbërjes së ekipit, falë punës së drejtuesve, problemet financiare u fiksuan dhe pati përforcime konkrete.

Por deri më sot, askush nuk e di përgjigjen e saktë se përse Conte iku menjëherë pas fitimit të titullit….shumë gjëra u aluduan dhe asnjë reagim zyrtar.

Një përgjigje nga klubi ose më saktë, drejtuesit e Interit e kanë zbuluar sot mediat italiane të cilat kanë “gërmuar” në proçesverbalin e Asamblesë së drejtuesve ku mësohet edhe arsyeja e divorcit.

Një prej ortakëve në Asamble ka pyetur drejtuesit se përse Conte iku pas fitimit të titullit dhe në proçesverbal shkruhet se Administratori Marotta i është përgjigjur pyetjes.

“Në fund të sezonit që u mbyll me titullin e fituar, drejtuesit dhe trajneri janë takuar disa herë por janë ndarë në vizionet e tyre rreth projektit për të ardhmen e Shoqërisë, ndaj dhe palët vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin”, thuhet në përgjigjen e Marottas.

Ndërkohë që mësohet gjithashtu se Conte për largimin e parakohshëm mori edhe gjysmën e pages së mbetur nga një vit kontratë, pra 6.5 mln Euro neto.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu