Zbulohet arsyeja pse shqiptari vr*au me çekiç bashkëshorten në Greqi?

0

GREQI- Vijojnë të dalin detaje nga ngjarja makabër në familjen shqiptare në Greqi. Mediat greke bëjnë të ditur se krimi ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit teksa fëmijët ishin në shkollë. Gjithçka ndodhi kur gruaja dyshohet se mori një telefonatë nga një mik dhe hyri në banjë për të folur në telefon.

Më pas ai ka marrë një çekiç dhe e ka goditur në kokë duke e lënë pa ndjenja dhe më pas e ka mbytur me duar. Gjithashtu ai e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur trupin e saj në dhomën e tyre. Ndërsa të nesërmen në mëngjes kur fëmijët po bëheshin gati për në shkollë kanë pyetur se ku ishte nëna e tyre, dhe i ati u ka thënë se kishte shkuar në punë.

Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Kur fëmijët janë kthyer në shtëpi, autori ka vendosur të thërrasë autoritetet dhe të rrëfejë krimin. Kastriot Cenko ka lajmëruar autoritet rreth orës 18.00 të pasdites.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu