Në rrjet po qarkullon lajmi se një tjetër banore do i shtohet shtëpisë së Big Brother VIP. Gjatë spektaklit të së martës do të hyjë aktorja e njohur Eva Alika, emri i së cilës është lakuar edhe në edicionin e parë.
Në shtëpi banorëvë iu është kërkuar nga “Vëllai i Madh” të mësojnë disa pjesë nga filmi i njohur shqiptar “Pallati 176”. Burime për Anabel.al kanë zbuluar se aty Eva do të surprizojë banorët dhe do të jetë konkurrentja më e re e spektaklit.
Aktorja e ka treguar dhe më parë se kishte menduar që të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se më thanë që të mos futesha unë bëj atë që më thotë mendja ime,”- tregoi Eva asokohe në “Goca dhe Gra”.