Zbulohet bima më e gjatë në botë në Australi

0

AUSTRALI-Bima më e gjatë në botë, një bar deti është zbuluar në brigjet e Australisë. Shkencëtarët duke përdorur testimin gjnetik, kanë përcaktuar se një livadh i madh nën ujor në Australinë perëndimore është një bimë.Besohet se është përhapur nga një farë e vetme për të paktën 4500 vjet.

“Duket se është vërtet elastike, duke përjetuar një gamë të gjerë temperaturash dhe kripërash plus kushte ekstreme të dritës së lartë,” tha Dr Elizabeth Sinclair, një nga studiuesit.

Zbulohet bima më e gjatë në botë në Australi

Gjiri Shark, Australia Perëndimore

Sipas BBC, Bari i detit mbulon një sipërfaqe rreth 200 km katrorë, thanë studiuesit nga Universiteti  i Australisë Perëndimore. Ata mendojnë se kjo bimë është rritur 35 cm në vit për 4500 vite duke qenë vërtet një bimë elastike dhe e qëndrueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu