Zbulohet kush është zyrtari i Bashkisë që futi në burg turistin holandez, se i gërvishti makinën (EMRI)

0

Një turist holandez përfundoi 10 ditë në burg në Gjirokastër vetëm për një përplasje të vogël me makinën e Adriatik Onjeas, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Bashkisë.

Ky incident ka nxjerrë në pah lidhjet e dyshimta të Onjeas me pushtetin lokal dhe të kaluarën e tij problematike.

Adriatik Onjea është emëruar në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike nga kryebashkiaku Golemi, duke mbajtur pozita drejtuese për disa vite. Megjithatë, formimi i tij arsimor është vënë në dyshim. Ai njihet gjithashtu për praktikat e tij të gjobëvënies në drejtoritë ku ka shërbyer.

Problemet e familjes Onjea nuk ndalen këtu. Feim Onjea, vëllai i Adriatik Onjeas, ka qenë efektiv policie në Gjirokastër.

Ai është arratisur nga komisariati kur ka mësuar se do të arrestohej për abuzim me detyrën.

Sipas hetimeve, ai ka abuzuar me autoritetin e tij, duke përfituar nga pozita e tij për interesa personale dhe vazhdon të jetë në hetim dhe i pezulluar nga detyra. Onjea edhe pse ishte efektiv i Shqiponjave shërbente si shofer i drejtuesve të policisë në Gjirokastër e krahu i djathtë i tyre.