Parashqevi Simaku ka qenë kryefjala e mediave në javën e fundit. Artistja e madhe e viteve ’80 u shfaq në një video, teksa jetonte si e pastrehë, në një stacion metroje në New York. Që prej asaj dite, jeta e këngëtares ka marrë një kthesë të madhe. Pas ndihmës që biznesmeni Elton Ilirjani i dha, tashmë gjendja e saj duket krejt ndryshe. Pasi pësoi një ndryshim të madh në pamje, Parashqevia arriti që të takohej edhe me djalin e saj, Luke. Tashmë duket se jeta e saj ka marrë një rrjedhë tjetër, ku planet që po përgatiten, flasin për një rikthim të sajin edhe në vendin tonë.
Aktualisht Parashqevia është në New York, ku po merret me vizitat mjekësore, por edhe me konsultime me avokatë për të pajisur me dokumentacionin përkatës. Edhe shteti shqiptar është angazhuar, për t’i siguruar këngëtares pasaportën, por edhe për të ndjekur nga afër procesin e pajisjes me dokumentacionet përkatëse.