Zbulohet një laborator heroine në Greqi. Sipas mediave greke, në pranga kanë përfunduar 3 persona, ndërsa është konfiskuar edhe 21 kilogramë heroine. Një 33-vjeçar mësohet se është “drejtori” i organizatës, ndërkohë që gjithashtu koordinon edhe trafikun e drogës.
Ndërkohë që një 36-vjeçar mësohet se është përgjegjës për transportin e drogës, si dhe për ruajtjen e parave të ardhura nga shitja, ndërsa një grua 60-vjeçare është përgjegjëse për ruajtjen e laboratorit, por nuk dihen detaje të tjera nga identiteti i tyre.
Grupi prodhonte heroinë, ndërkohë që e tregtonte deri në qendër të Athinës. Përveç drogës në banesë u gjet dhe një revole, 13.520 euro, 30.000 lekë shqiptare, e një peshore precize dhe celularë