E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë dëshironin fëmijët për Krishtlindje mbi 100 vjet më parë? Epo tani e dimë!
Një letër, e shkruar 120 vjet më parë, e cila ishte për Babagjyshin është zbuluar në Angli. Marjorie pesë-vjeçare nga Eastbourne e shkroi atë më 2 dhjetor 1898.
Lista e saj e dëshirave për Krishtlindje përfshinte një copë fjongo dhe një top për macen e saj, Kittykins; lodra në formë të rosave dhe pulave; dhe një çorape të varur.
Letra u gjet e fshehur brenda një libri të dhuruar për një dyqan bamirësie. Tani është duke u ekspozuar në një dyqan lodrash në Canterbury. Shitësja e dyqanit Lily Birchall, babai i së cilës zbuloi letrën, për BBC tha se donte të gjurmonte anëtarët e familjes së Marjorie dhe t’ua kthente letrën atyre.