Është zbardhur motivi i ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin e Sarandës mëngjesin e ditës së diel, ku mbeti i plagosur rëndë biznesmeni Spiro Iljadhi, si dhe u lëndua gjithashtu kalimtari i rastësishëm Mario Jani, 33-vjeç.
Iljadhi u qëllua në ambientet e jashteme të lokalit të tij “Orange Club” me 20 plumba nga tre persona. Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Redjan Hadëri ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e vëllezërve Andrea dhe Visi Çaushi, respektivisht 35 dhe 33 vjeç.
Gjithçka ka nisur kur tre autoët janë nxjerrë jashtë nga roja e sigurisë së ‘Orange Club’ në pronësi të biznesmenit Spiro Iljadhi.
Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashgtë lokalit nuk dihen por ata nuk e kanë lënë me kaq. Janë kthyer me armë duke goditur drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhit. Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk dihet me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po shkrepeshin drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit.