Gazetari turk Abdullah Bozkurt po shkakton trazira me rrjetin e pavarur “Nordic Monitor” që është zbuluar së fundmi, një ekip i tërë i sulmeve nënujore dhe në rrjet.
Mediat helene shkruajnë se ekipet e këtij rrjeti kanë zbarkuar në ishullin grek Yilancik në Marmaris dhe po stërviten, veprim ky që shihet si provokativ.
Gazetari, në krye të “Nordic Monitor” thotë se ka pushtuar ishullin grek dhe se ekipet kanë ngritur flamurin turk në atë zonë.
Nga ana tjetër dhe ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar akuzoi Greqinë për militarizimin e ishujve të Egjeut, duke thënë se problemet dypalëshe: “duhet të zgjidhen në kontekstin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Ekspertët që kanë analizuar mënyrën si funksionon “Nordic Monitor” thone se ato kanë hedhur raketa në bregdetin turk dhe se bëhet fjalë për brigjet e Çesmes, në rastin e fundit kemi të bëjmë me ishullin grek që ndodhet 4.1 larg brigjeve turke.
Rrjeti Nordic Monitor funksionon në të njëjtën logjikë si WikiLeaks, duke publikuar dokumente nga burime anonime. Kërkimi dhe Monitorimi Nordik mbulon çështje që lidhen me lëvizjet fetare, ideologjike dhe etnike si dhe grupet radikale, me fokus të veçantë në Turqinë e sotme.
Gazetari Abdullah Bozkurt është “flamur i kuq” për Erdoganin, për shkak të zbulimeve serioze që bën herë pas here, përmes faqes që menaxhon.
(E.D/faxweb.al)