Zbulohet “shënjestra” e atentatit, tritoli iu vendos vëllait të…

0

Preng Gjini ishte shënjestra e shpërthimit që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë. Ai është vëllai i Tonin Gjinit, i cili u vra me breshëri plumbash në qendër të Rrëshenit rreth një vit më parë. Mjeti që është hedhur në erë nga një lëndë plasëse është ndjekur nga një tjetër makinë.

Dyshohet se shpërthimi i tritolit ka ndodhur për hakmarrje të vrasjeve në Mirditë. Ngjarja ka ndodhur tek Ura e Selitës, ku janë mbledhur dhjetëra njerëz për të mësuar cfarë e shkaktoi shpërtimin e fuqishëm.

Preng Gjini është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa burime bëjnë me dije se ishte shpërthim i telekomanduar.

Referuar vendit dhe orës kur ndodhi ngjarja, gazetari Artan Hoxha shprehet se shpërthimi duket si një akt terrorist.

“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri.

Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu