Zbulohet shqiptari që vrau me thikë grekun 38 vjeç. Shpallet në kërkim. Emri

0

GREQI- Një shqiptar kërkohet në Greqi për vrasje. Protothema shkruan se policia greke ka shpallur në kërkim shqiptarin me emrin Orjon Mitri Llupo, pasi akuzohet se ka vrarë me thikë mbas një sherri banal Nikolao Mazaraqi.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e datës 17 tetor 2023 në vendin e quajtur ‘Ajia Sotiria’ në lagjen ‘Menidhi’ të Athinës. Çdo gjë nisi mbas një sherri banal me viktimës Mazaraqis dhe autorit Llupo për një dozë heroinë. Sherri degjeneroi në përleshje mes dy burrave dhe përfundoi kur Llupo goditi viktimën me thikë dhe i shkaktoi atij plagë të rënda dhe hemoragji.

Pavarësisht se dy persona që ndodheshin me Mazaraqin, ia lidhën këmbën me një fashë viktima vdiq prej hemoragjisë. Mjeku ligjor që ekzaminoi trupin e viktimës tha se ai kishte humbur jetën prej prerjeve të shumta me thikë duke i shkaktuar hemoragji të rëndë fatale. Dy dëshmitarë okularë i thanë policisë me siguri të plotë se autori ishte Llupo, por pavarësisht operacionit për gjetjen e tij, nuk u bë i mundur arrestimi në teritorin grek.

Vetëm paraditen e së enjtes 23 nëntor, policia nëpërmjet familjarëve të autorit të dyshuar mundi të komunikojë me Orjon Llupon, i cili pranoi se ishte personi që plagosi dhe vrau Mazaraqin. Prej hetimeve rezultoi se Llupo kishte kaluar në teritorin shqiptar dhe ndodhet në zonën e Divjakës. Policia thotë se ai refuzoi të kthehet për tu dorëzuar, ndaj dhe do të nisë menjëherë proçedurat për arrestimin e tij në Shqipëri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu