Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Krujë, brenda kapen punonjësit e OSHEE, në kërkim pronarët

0

Gjatë operacionit policor të koduar “Çinari” u arrestuan në flagrancë shtetasit Gjon Gazulli dhe Gojart Pelivani, të kapur nga shërbimet e Policisë në ambientet e magazinës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi Velidjan Broca pronar i magazinës, si dhe shtetasit Dashamir Vathi dhe Ledjan Vathi, vëllezër me njëri-tjetrin, të dy bashkëpunëtorë të shtetasit Velidjan Broca.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Ardian Hysa, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Lulzim Mançe, me detyrë lexues i aparatit matës pranë OSHEE-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu