Zbuloi sekretin e hetuesve gjermanë lihet në fuqi pezullimi për Artan Shkëmbin

0

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullim nga detyra të ish kreut të OFL-së Artan Shkëmbi i akuzuar për nxjerrje të sekretit hetimor të autoriteteve gjermane.

Burime bëjnë me dije se Apeli ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Shkëmbit për të shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pezullim nga detyra.

Autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion në lidhje me dy persona të cilët akuzoheshin se kishin kryer veprimtari kriminale, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni Aleksandër Prronin dhe Klaudio Vukajn përmes një platforme “chati” të kriptuar se po hetoheshin nga Gjermania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu