Shkencëtarët në Universitetin Shtetëror të Ohajos testuan 360 drerë, ku u identifikuan rreth 129 drerë të infektuar me koronavirus. Dailymail raporton se ka shumë gjasa që drerët të jenë infektuar nga njerëzit. Shkencëtarët nuk e dinë se si u infektuan drerët, megjithëse mendohet se virusi është transmetuar nga njerëzit e infektuar në vendet e afërta. Ekipi spekulon se drerët janë infektuar nga pirja e ujit të kontaminuar, pasi një hetim ka treguar tashmë se virusi qëndron në feçet e njeriut dhe ujërat e zeza.
‘Kjo do të thotë se përtej gjurmimit të virusit tek njerëzit, ne do të duhet të dimë se çfarë ka edhe te dreri. Kjo mund të komplikojë planet e ardhshme të zbutjes dhe kontrollit për Covid-19,”– tha profesor Andrew Bowman.
Drerët nuk kanë simptoma si njerëzit dhe akoma nuk është zbuluar, nëse dreri mund të infektojë njerëzit dhe speciet e tjera, si sillet virusi në trupin e kafshëve dhe nëse është një infeksion kalimtar apo afatgjatë.