Zbuten tensionet me Izraelit dhe Palestinës, palët arrijnë në një armëpushimi në Gaza

0

Izraeli dhe lëvizja e Xhihadit Islamik në Gaza kanë rënë dakord për një armëpushim që do të hyjë në fuqi në orën 22:00 me orën lokale (1900 GMT), thanë zyrtarët palestinezë.

Kajro, i cili ndërmjetësoi armëpushimin, u bëri thirrje të gjitha palëve që t’i përmbahen marrëveshjes, njoftoi kanali televiziv i Egjiptit Al-Qahera News.
Të paktën 33 palestinezë, përfshirë fëmijë, janë vrarë dhe 147 janë plagosur në enklavën e rrethuar që nga fillimi i bombardimeve të martën.

Një izraelit dhe një punëtor palestinez që punonin në Izrael kanë vdekur në sulmet me raketa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu