Zëdhënësi gjerman: Do t’i dorëzojmë Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore në korrik

0

GJERMANI- Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës 15 tanket e para kundërajrore Gepard në korrik. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur zëdhënësi i ministrisë gjermane të mbrojtjes, duke shtuar se tanket duhet të jenë plotësisht funksionale në Ukrainë nga mesi i korrikut.

Në fund të prillit, Gjermania ra dakord të dorëzojë tanke kundërajrore në Ukrainë. Dhe në fillim të majit, Berlini tha se do të furnizojë Kievin me shtatë obus vetëlëvizës. Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba përshëndeti njoftimin e Gjermanisë, duke thënë se Berlini tani ka lëvizur në drejtimin e duhur pas tensioneve midis Kievit dhe Berlinit.

Gjatë muajve të fundit, qeveria gjermane ka qenë nën presion nga Ukraina dhe politikanët në vend për të mos bërë më shumë në sigurimin e pajisjeve të rënda ushtarake për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet ruse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu