Zëdhënësi i Pentagonit: Ushtarë në Mariupol janë heronj

0

SHBA- Zëdhënësi i Pentagonit të SHBA-së, John Kirby, ka lavdëruar luftëtarët ukrainas që ishin strehuar në fabrikën e çelikut të Mariupolit duke mbrojtur qytetin.

“Ushtarët që vazhduan të rezistonin atje e bënë këtë me guxim dhe mjeshtëri dhe është mjaft e admirueshme të mendosh se sa kohë ata ishin në gjendje të duronin dhe Presidenti Zelenskyy iu referua atyre si heronj, mendoj se ne të gjithë pajtohemi me këtë,”-tha John Kirby.

Sipas BBC, qindra luftëtarë u larguan nga vendi në dy kolona të hënën dhe të martën. Ata kanë qëndruar që kur përparuan trupat ruse rreth Mariupolit në fillim të marsit, duke u munduar të shpëtojnë qytetin e tyre dhe mos ti lejojnë ata që të përparojnë në qytetin port jugor.

Lufta në Ukrainë hyn në ditën e 84-të. Ashtu si Kievi, edhe Moska kanë konfirmuar se negociatat janë pezulluar për momentin. Ndërkohë Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar zyrtarisht anëtarësimit në NATO. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se kanë nisur nëgociatat me palën ruse për evakuimin e ushtarëve nga fabrika e çelikut Azovstal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu