Zëdhënësja e PS në Shkodër thirrje qytetarëve: Duke votuar sot, vendosim se cila është rruga e duhur për qytetin

0

Zëdhënësja e PS në Shkodër , Kejsi Spahia i ka bërë thirrje qytetarëve që në këto pak minuta që kanë mbetur të dalin të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.

Ajo gjithashtu theksoi se procesi i votimit ka vijuar normalisht dhe se nuk ka pasur incidente.

“Dëshiroj t’ju informoj se procesi ka vijuar normalisht dhe nuk ka pasur incidente. Falënderoj qytetarët që kanë shprehur qytetarinë e tyre në këto votime. PS i bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin të votojnë në këto pak minuta që kanë ngelur. Duke votuar sot jemi bashkëvendosur se cila është rruga për qytetin tonë.”, u shpreh ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu