Zelensky bën deklaratën e fortë: Kam dyshime se Putin ka vdekur

0

Presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky ka hedhur dyshime të forta nëse udhëheqësi rus, Vladimir Putin është gjallë, duke iu referuar spekulimeve të shumta në lidhje me shëndetin e tij.

“Për momentin nuk e kuptoj se me kë po flas. Nuk jam i sigurt nëse presidenti i Rusisë është ende gjallë. Nuk e kuptoj nëse është ende gjallë dhe nëse i merr vendimet ai”, tha Zelensky.

Këtë deklaratë Zelensky e bëri gjatë fjalimit të tij, drejtuar Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ku u kërkoi liderëve europianë të dërgonin më shumë armë në Ukrainë.

Ai komentoi temën e negociatave të paqes Ukrianë-Rusi, si edhe rrëzimin e djeshëm të helikopterit në kryeqytetin Kiev, ku humbën jetën 14 persona.

“Ukraina nuk ka pretenduar ende përfshirjen ruse, por presidenti theksoi se “nuk ka aksidente në kohë lufte”, shtoi presidenti ukrainas.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu