Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në konferencën ditore bëri thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë.
Zelensky tha se pushtimi i vazhdueshëm tregon se “Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës” prandaj, shton ai, “ne kemi nevojë për një paketë të re sanksionesh”.
“Nëse pushtimi po vazhdon dhe Rusia nuk ka hequr dorë nga planet e saj kundër Ukrainës, kjo do të thotë se nevojitet një paketë e re sanksionesh. Sanksione të reja, hapa të reja sanksionesh kundër luftës dhe për paqen.”-tha ai.
Zelensky bëri thirrje për “bojkot të eksporteve ruse, në veçanti refuzimin e naftës dhe produkteve të naftës nga Rusia”. Ai shton se këto masa më të ashpra “mund të quhen embargo, ose thjesht moral”.