Zelensky do të mbajë një fjalim ‘historik’ para deputetëve britanikë të martën

0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të mbajë një “fjalim historik” për deputetët britanikë, nëpërmjet platformave online.

Takimi do të zhvillohet të martën në orën 17:00.

Fjalimi, i cili do të jepet me video lidhje, u konfirmua nga Kryetari i Parlamentit, Sir Lindsay Hoyle këtë mbrëmje.

Ai tha: “Çdo parlamentar dëshiron të dëgjojë nga presidenti, i cili do të na flasë drejtpërdrejt nga Ukraina, kështu që kjo është një mundësi e rëndësishme për Dhomën e Përfaqësuesve”, shkruan Skynews.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu