Zelensky nuk lejohet të japë mesazhin e tij në finalen e Eurovision

0

Kërkesa e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të mbajtur një fjalim në finalen e Eurovision Song Contest në Mbretërinë e Bashkuar të shtunën është refuzuar nga organizatorët.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të enjten, theksoi rëndësinë e natyrës “jopolitike” të Eurovizionit.

“Kërkesa e Zelensky për t’iu drejtuar audiencës në Eurovizion, ndonëse e bërë me qëllime të mira, për fat të keq nuk mund të aprovohet nga menaxhmenti i Eurovisoon pasi do të ishte në kundërshtim me rregullat e festivalit”, theksohet në deklaratë.

Udhëheqësi ukrainas pretendonte të tërhiqte vëmendjen ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Konkursi i Këngës në Eurovizion të këtij viti po zhvillohet në qytetin anglez të Liverpool, me finalen e madhe që do të mbahet të shtunën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu