Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një mbledhje të Shtabit të Përgjithshëm gjatë pasdites në të cilën iu kushtua vëmendje situatës në Bjellorusi. Kjo është bërë e ditur nga zyra e presidentit, siç raporton Ukrainska Pravda.
Në takim u shkëmbyen informacione për numrin aktual dhe armatimin e grupeve ushtarake armike. U diskutuan edhe pasojat e sulmit masiv me raketa të Rusisë në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.
“Në takimin me shtabin e përgjithshëm ukrainas, u diskutua çështja e kufijve. Mbrojtja e kufijve si me Rusinë ashtu edhe me Bjellorusinë është një prioritet i vazhdueshëm dhe ne po përgatitemi për të gjithë skenarët e mundshëm të mbrojtjes”, kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes.
“Pa marrë parasysh se kush apo çfarë e shtyjnë Minskun të bëjë, kjo nuk do t’i ndihmojë ata, si dhe të gjitha idetë e tjera të sëmura në këtë luftë kundër Ukrainës dhe ukrainasve,” shtoi ai.