Qyteti lindor i Ukrainës, Mariupol, është përshkruar si “apokaliptik” ditët e fundit për shkak të bombardimeve të pamëshirshme dhe sulmeve ajrore nga Rusia.
Presidenti Zelensky e ka cilësuar rrethimin si “krim lufte” dhe “terror që do të mbahet mend në shekuj”.
Nëse Moska do të merrte kontrollin e Mariupolit, ajo do t’i siguronte Vladimir Putinit një korridor tokësor për në gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Ukraina në vitin 2014.
Njerëzit vetëm kohët e fundit kanë mundur të largohen nga Mariupol, megjithëse këshilli i qytetit ka pohuar se mijëra njerëz u dërguan me forcë në qytete në Rusi.
Më herët sot, Ukraina tha se një shkollë arti, e cila strehonte 400 njerëz, u godit nga një seri sulmesh ruse. Moska ende nuk ka komentuar, por ka mohuar vazhdimisht se ka shënjestruar zonat civile.
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy has said Russia's siege of Mariupol will "go down in the history of responsibility for war crimes".
Read more: https://t.co/dCckPJmi7v pic.twitter.com/CRNaJfKih9
— Sky News (@SkyNews) March 20, 2022