Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se ura e Krimesë është një objektiv legjitim ushtarak, duke theksuar se ajo “sjell luftë, jo paqe”.
Shpërthimet në urën më të gjatë të Eropës të hënën vranë dy persona dhe mbyllën një pjesë të rrugës së saj. Ura sapo ishte kthyer në funksionimin normal pas një sulmi të mëparshëm në tetor 2022.
Të paktën zyrtarisht, Kievi nuk mori përgjegjësinë. Moska fajësoi forcat e armatosura ukrainase dhe mbështetësit e tyre perëndimorë.
Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014.