Zelenskyy: Dhjetëra mijëra të vdekur në Mariupol, Koreja e Jugut mund të na ndihmojë

0

-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, sot në një deklarat për shtyp iu drejtua parlamentit të Koresë së Jugut se dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë në Mariupol. Sipas, CNN Greece Zelenskyy gjithashtu tregoi se Mariupol është rrethuar nga forcat ruse. Ai kërkoi ndihmë nga Koreja e Jugut për armë, aviona dhe takne për parandalimin e sulmeve ruse.

“Mariupol është shkatërruar , ka dhjetëra mijëra të vdekur dhe megjithatë rusët nuk po e ndalin sulmin e tyre. Rusia po kërcënon Evropën, jo vetëm Ukrainën. Ukraina ka nevojë për një larmi teknologjish ushtarake, nga avionët tek forca të blinduara. Koreja e Jugut mund të na ndihmojë,” tha ai.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu