Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u kërkoi vendeve prodhuese të energjisë në Forumin e Dohas në Katar të shtunën të rrisin prodhimin e naftës dhe gazit për të shmangur “shantazhin” global të Rusisë.
“E ardhmja e Europës varet nga përpjekjet tuaja, unë ju kërkoj të rrisni prodhimin e energjisë për të siguruar që të gjithë Rusia e kuptojnë se ju nuk mund ta përdorni energjinë si armë.Katari mund të japë kontributin e tij në stabilizimin e Europës,”-tha Zelenskyy.
Sipas CNN, Zelenskyy gjithashtu iu referua vendeve të tjera të goditura nga konflikti, duke thënë se rendi ndërkombëtar duhet të mbrohet jo vetëm për Ukrainën, por për Afganistanin, Irakun dhe Jemenin.
Presidenti ukrainas paralajmëroi gjithashtu për efektet e mundshme që pushtimi ka në eksportin e ushqimit nga Ukraina në vendet anembanë botës, duke thënë se asnjë vend nuk është i siguruar nga ndërprerja e ushqimit.