Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi lirimin e kryetarit të bashkisë së Melitopolit pas rrëmbimit të tij të dyshuar nga trupat ruse, gjë që shkaktoi protesta lokale. Zelensky, gjithashtu, u bëri thirrje forcave ruse që t’i dëgjojnë thirrjet e banorëve në qytetin e pushtuar të Melitopolit, të cilët protestuan për të kërkuar lirimin e Ivan Fedorov.
Në një konferencë për shtyp, Zelensky tha: Kryebashkiaku i Melitopol është gjallë, por po e torturojnë për të deklaruar mbështetjen e tij për Rusinë në një video. Kërkesa është e thjeshtë – të lirohet Fedorov nga robëria menjëherë.
Zyrtarët ukrainas dhe Zelensky, pretenduan të premten se 10 ushtarë rusë kishin rrëmbyer Ivan Fedorov nga qendra e krizës së qytetit, ndërsa ai kishte një çantë mbi kokë.