“Negociatat me Rusinë janë duke vazhduar, por janë vetëm fjalë”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh të postuar në mediat sociale. “Po, ne kemi proces negociatash, por ato janë vetëm fjalë, pa asgjë konkrete”, tha Zelensky.
Zelensky tha gjithashtu se “tërheqja e supozuar” e trupave ruse nga Kievi dhe Chernihiv nuk është një tërheqje, por një rezultat i punës së ushtrisë ukrainase.
“Ka fjalë të tjera për tërheqjen e supozuar të trupave ruse nga Kievi dhe Chernihiv dhe reduktimin e aktiviteteve të pushtuesve në këto territore. Kjo nuk është një tërheqje, ky është rezultat i punës së mbrojtësve tanë, të cilët i kanë shtyrë prapa”, tha ai.
Zelensky tha se trupat ruse po përqendrohen në rajonin e Donbasit për sulme të reja, duke shtuar se ukrainasit janë “gati për këtë”. Ai tha se kishte një telefonatë një orëshe me presidentin amerikan Joe Biden dhe e falënderoi atë për 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë për Ukrainën.