‘Zeo 1 vjeç’/ Brenda datëlindjes së djalit të Olta Gixharit! Aktorja publikon foton familjare me partnerin

0

Ditë festë në familjen e aktores së njohur Olta Gixhari! Djali i saj i dytë, Zeo, ka festuar ditëlindjen e parë, dhe Olta ka ndarë emocionet me ndjekësit përmes rrjeteve sociale. Aktorja ka organizuar një darkë të ngrohtë me familjarët dhe miqtë më të afërt për të festuar këtë moment të veçantë.Me një dekor të kuruar dhe atmosferë të dashur, Olta ka postuar foto të ëmbla nga festa, ku në qendër qëndronte vogëlushi Zeo.

Ndër personazhet publike që e kanë uruar aktoren për ditëlindjen e të birit, ishin të shumtë edhe kolegë nga bota e showbiz-it, të cilët i kanë lënë komente të përzemërta nën postimet e saj.

Surpriza më e madhe? Olta ka ndarë disa fotografi me bashkëshortin e saj, Dorin – figurë që ajo zakonisht e mban larg vëmendjes publike. Edhe këtë herë, ajo ka zgjedhur të mos zbulojë portretin e tij, por praninë e tij në festë e ka konfirmuar me fjalë të ngrohta e imazhe të bukura në krah të familjes së saj.

Ndjekësit kanë vërshuar me urime dhe komplimente, duke vlerësuar privatësinë e mbajtur nga Olta dhe përkushtimin ndaj familjes. Aktorja, e cila u rikthye fuqishëm në vëmendjen e publikut pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”, vazhdon të mbetet një prej figurave më të dashura dhe më të komentuar në rrjet.