Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Civilët nuk mund të evakuoheshin nga Mariupol, Rusia nuk respektoi armëpushimin

0

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk tha se një prej korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal nuk ka funksionuar siç ishte planifikuar.

Vereshchuk fajëson forcat ruse për mosrespektim të armëpushimit të tyre.

Ajo gjithashtu ka bërë me dije se autobusët e organizuar nga Rusia nuk arritën t’i dërgonin civilët në kohë në vendin ku ishin vendosur autobusët dhe ambulancat ukrainase për të realizuar evakuimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu