Zëvendësohet një nga gjyqtarët që do gjykojë Fredi Belerin

0

Gjyqtarja Etleva Deda, e cila ishte përzgjedhur me short për të qenë pjesë e trupës që do të gjykojë Fredi Belerin, kandidatin fitues të Bashkisë së Himarës, për akuzën e korrupsionit në zgjedhje u zëvendësua pas kërkesës së mbrojtjes.

Gjyqtarja që e zëvendëson është Flora Hajredinaj. Ky ndryshim ka bërë që të shtyhet seanca e kësaj të marte.

Seanca e radhës kur pritet të lexohet kërkesa për gjykim nga SPAK, e cila e akuzon Belerin se bleu vota në zgjedhjet lokale të 14 Majit do të mbahet në 24 Tetor.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu