Zëvendëson Salianjin, nesër KQZ i jep mandatin deputetit Andrea Mano

0

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i dorëzojë të enjten mandatin e deputetit, Andrea Manos. Mano zëvëndëson ish-deputetin Ervin Salianji. Më 2 tetor, Kuvendi njoftoi KQZ-në për vakancën e krijuar në parlament pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që dënoi me një vit burg deputetin demokrat nën akuzën e kallëzimit të rremë.

Një ditë pasi Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën e deputetit Salianji për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit. Më tej, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi kërkesën për të pranuar mandatin Andrea Manos, i cili iu përgjigj pozitivisht në datë 10 tetor. Të enjten do t’i dorëzohet mandati deputetit të ri opozitar Andrea Mano, i cili vinte në radhe nga listat e PD-së në qarkun e Korçës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu