Zgjatja e afateve për organet e Vettingut, reagon Spiropali: Të enjten seancë plenare, ju bëj thirrje deputetëve të votojnë…

0

Të enjten do të mbahet seanca plenare ku pritet të votohet për zgjatjen e mandatit për organet e Vettingut. Lidhur me këtë seancë që pritet të mbahet, ka reaguar edhe ministrja e Shetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali e cila me anë të një statusi në rrjetin e saj facebook, ka kërkuar që edhe deputetët e tjerë të pranishëm në sallë të votonin pro.

Spiropali e ka konsideruar si të nevojshëm këtë ndryshim në Kushtetutë sepse sipas saj, do të bënte që të përfundohej procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Postimi i Plotë nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëmniet me Kuvendin:

Në seancën plenare të së enjtes votojmë zgjatjen e afatit të organeve të vetingut deri më 31 dhjetor 2024.

Ky ndryshim në Kushtetutë garanton përfundimin e procesit të vetingut të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike të procesit.

Reforma në drejtësi është pa kthim. Shumica do i votojë ndryshimet. Siç theksojnë partnerët tanë, kjo nuk është çështje partiake, por një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën evropiane të Shqipërisë. I bëjmë thirrje çdo deputeti të votojë pro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu