Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka reaguar për herë të parë për çështjen e incerenatorëve, për aferën korruptive për të cilën u arrestua ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka si i përfshirë në korrupsion.
Sa i përket zgjatejs së afatit të Komisionit Hetimor të ngritur për këtë aferë, Soreca u shpreh se ishte e rëndësishme që puna të vazhdojë sepse lufta kundër korrupsionit ishte prioritet në rrugën e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Reagimi i Plotë nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca:
E rëndësishme që puna e Komisionit Hetimor të Parlamentit për inceneratorët të vazhdojë. Transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore të BE-së. Lufta kundër korrupsionit është një prioritet kryesor për BE dhe Shqipërinë në rrugën e saj integruese.