Zgjatja e mandateve për anëtarët e Vettingut, Rama: S’kemi negociata me opozitën!

0

Kryeministri Rama u shpreh mbrëmjen e sotme se nuk ka asnjë negociatë me opozitën për votimin e zgjatjes së mandateve për anëtarët e Vettingut, pasi ky ëhstë një proces me interes kombëtar si dhe lidhet me sigurinë dhe prosperitetin e vendit.

“Ne kemi votat tona dhe nuk dua ta mendoj që edhe njëherë nga e para opozita do t’i rikthehet llogores së vjetër. Ky është një proces ndërpartiak dhe me interes kombëtar si dhe lidhet me sigurinë dhe prosperitetin e vendit”, tha ai.

Përsa i përket kërkesës që do të bëjë opozita për Vettingun e politikanëve dhe ndryshimin e Hartës Territoriale, Rama tha se është dakord që të diskutohet për këto dy çështje.

S’kemi pse themi çfarë do të ndodhë që ditën e parë. Jemi të hapur ta diskutojmë vettingun e politikanëve.

Uën e dua një ndarje të re admninistrative. Ne duam t’i zmadhojmë bashkitë, të kemi më pak në numër, sepse është më racionale.”,- u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu