Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë zyrtarisht lidhur me miratimin në Kuvend për zgjatjen e mandatit të Vettingut me 118 vota pro.
Në reagimin e bërë në facebook, Meta tha se do të angazhohej fuqishëm në politikë dhe shtoi se do të rikthente sovranitetin në mënyrë që të mos bëheshin ndryshime në Kushtetutë pa u bërë më parë një referendum popullor. Duke ironizuar në këtë mënyrë votimin për zgjatjen e organeve të Vettingut që do të thotë edhe ndryshim i Kushtetutës.
Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:
E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë.
Shumë më fort se në dhjetor 1990.
Të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar dhe tradhtuar.
T’i japim vlerën që i takon popullit.
Do t’i rikthejmë sovranitetin mbi jetën politike, që të mos guxojë asnjë Kuvend me 140 deputetë të ndryshojë Kushtetutën pa referendum.