Luigi Soreca:
“Sot Parlamenti shqiptar tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e Vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi. Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. E rëndësishme është që organet e Vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Përshëndes gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Kuvendi. Partia Demokratike të çojë përpara në komisionet e Parlamentit punën për Reformën Zgjedhore , në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”