Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Rama-opozitës: Nuk i votojmë kandidaturat tuaja

0

Kryeministri i vendit Edi Rama tha se kandidaturat e propozuara nga opozita për Avokatin e Popullit nuk do të votohen.

Gjatë fjalës në Kuvend, Rama hodhi kritika për opozitë, të cilën e cilësoi të njëjtën gjë, por që ndryshojnë vetëm fytyrat.

“Nuk i votojmë ne ato kandidatura që keni sjell ju. As njërin që është avokat i partisë tuaj në luftë për vulën as tjetri që është avokat i vulëhumburve. Të gjithë deputetë e PS do të votojnë lirisht, kështu që luftën me mafien bëjeni nëpër fantazitë tuaja. Jeni e njëjta gjë, ndryshojnë vetëm fytyrat. Vazhdoni të gjëmoni bishtin mbrapa, se do ta kapni”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu