Zgjedhja e presidentit/ Grida Duma: Duhet të na lejonit ne të opozitës të bënim propozimet e para

0

E pranishme në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, deputetja Grida Duma tha se mazhoranca duhet ti kishte dhënë mundësinë opozitës që të bënte propozimet e para për zgjedhjen e presidentit të ri.

Duma tha se procesi nuk është transparent, sa kohë që socialistët kanë nisur nga puna për zgjedhjen e presidentit, me zarfe.

“Mazhoranca të thoshte që opozita të propozimet. Edhe ne mund të sjellim një propozim që nuk është politik dhe që përfaqëson unifikimin e shqiptarëve. Pastaj duhet të plotësonim kriteret.

Kushtetuta i ka gjeneraliste për këtë shkak, që politika ta gjejë unifikimin të kriteret në bazë të situatës politike.

Ju e keni bërë thirrjen më 29 prill pasi keni mbyllur procesin me zarfe, që nuk është një proces transparent dhe unifikues. Duhet të kishte qenë e udhës që të kalohej stafeta tek emrat e opozitës”, tha Duma.

Në mbledhjen e sotme të kryetarëve, u vendos shtyrja e saj për në datën 10 Maj, datë e cila do të konsiderohet dhe si nisja e procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri.

Raundi i parë i votimit pritet të jetë në datën 16 Mars, ndërkohë që raundet do të kenë 6 ditë distancë mes tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu